KAFE SHQETO/ Dhamo: Planifikim  i dobët urban! Kemi një treg jo të stabilizuar dhe të orjentuar drejt AirBnb

KAFE SHQETO/ Dhamo: Planifikim i dobët urban! Kemi një treg jo të stabilizuar dhe të orjentuar drejt AirBnb

09:53, 19/09/2024
A+ Aa A-

Sociologia dhe pedagogia e shkencës sociale Eris Dhamo ishte e ftuar në emsionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, nga ku u shpreh se ndyshimet lidhen me disa faktorë, dhe faktorët janë historik, ekonomik dhe socal,por element tjetër i rëndësishëm fakti se ne kemi një treg të pastabilizuar. Tregu, thotë Dhamo është orjentuar drejt AirBnb.

Gjithashtu Dhamo u shpreh se ajo që i ka diktuar të gjitha këto në këto vitet e tranzicionit është planifikimi urban i dobët, sepse ne kemi një kakofoni për sa i përket një qartësie të mirëfilltë urbane, infrastrukturore, se kushteve të banesës dhe një cilësie jete.

'Në fakt ndyshimet lidhen me disa faktorë, faktorët janë historik, ekonomik dhe socal. Nëse do ti referohemi të parës, ne vijmë nga një histori e kaluar e periudhës komuiniste ku gjatë  kësaj periudhe, politikat e strehimit ishin të fokusuara kryesisht drejtë politikave të centralizuara dhe organizimi i kësaj periudhe konsiderohesh edhe për shkak të menyrës së kontrollit dhe një morie tjetër faktorësh politik, dekomodim i sa më shumë individëve në një hapsirë sa më të kufizuar. Kjo nuk mundësonte të jetuarit në apartamente të mëdha, dhe besoj së kjo lloj mënyre vazhdon ende sot të strukturojë një pjesë të konsiderueshmë të banesave të cilat i referohet censusi.

Elementi i dytë është rritja e popullsisë urbane, nga 70% që ka qënë popullsia rurale, sot është diku të 20%, që do të thotë kjo popullsi nga zonat rurale është drejtuar drejt banesave në zonat urbane, kryesisht në Tiranë sepse është ndoshta edhe qyteti më i mbipopulluar. Kja cuar në një kerkesë shumë të madhe të banesave, në rritje të cmimit të banesave dhe pamundësi për të siguruar një banesë e cila në kushtet e një hapsire të madhe do të kërkonte më shumë pagesa.

Elementi i tretë është pikërisht mungesa e përballueshmërisë së çmimeve për një apartament madh. Nuk besoj se ka ndonjë njeri i cili nuk do të dëshironte të jetonte në një apartament të madh, shqetësim ose problem për këtë është pikërisht aftësia e kufizuar financiare që ne kemi. Ajo që ju thatë pak më parë, çmimet e pasurive t ë paluajtshme janë bërë të papërballueshme sidomos në zonat më të kërkuara, vecanërisht Tirana. Pra kjo çon në një zgjidhje të detyruar për një hapsirë më të kufizuar e cila sigurisht është edhe ndoshta më e përballueshmë nga ana finaciare për individët të cilët jetojnë në këtë vend.

Element tjetër është tregu, ne kemi një treg të pastabilizuar.Tregu është orjentuar drejt AirBnb.

Ajo që unë do të thosha që i ka diktuar të gjitha këto në këto vitet e tranzicionit është planifikimi urban i dobët, sepse në këmi një kakofoni për sa i përket një qartësie të mirëfilltë urbane, infrastrukturore , se kushteve të banesës dhe një cilësie jete.- u shpreh Dhamo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco