‘Të gjitha grupmoshat rrezikohen nga celularët’/ Psikiatri Preçi: Ekspozimi i tepërt ka ndikim, duhet edhe ndëreveprim social

09:56, 18/09/2024
A+ Aa A-

Rreziku nga celularët po bëhet prezent, teksa shumica prej njerëzve e aksesojnë atë pa limit. Studimet kanë treguar se përdorimi i tepërt i mjeteve të komunikimiy, kryesisht telefonave smart po rrezikon shëndetin njerëzor.

I ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, me moderator Flavio Qarri, Shef Shërbimi i Psikiatrisë Komunitare Shkodër, Gjon Preçi njëkohësisht edhe psikiatër dha më shumë detaje se si shëndeti ynë ndikohet nga celulari, në një kohë kur sipas tij po mungon ndërvperimi social.

Sipas mjekut psikiatër, pavarësisht se valët e celularit janë konsidetruar si të padëmshme për njeriun, përdorimi apo ekzpozimi i tepërt i tij po prek aspekte të shëndetit.

Tashmë, thotë psikiatri Preçi, ‘sëmundja e celularëve’ nuk po pyet për asnjë grupmoshë, pasi edhe të moshuarit po bëhen gradualisht grupe vulnerabël.

Jeta moderne ka nisur të studuohet nga qendrat e zhvilluara dhe ndikimi i një mjeti kaq të rëndësihëm që ka sjellë ndryshime të jashtëzakonshme në jetën tonë, ka nisur të studiohet edhe në aspektin shëndetësor. Jetojmë në ambiente me rrezatime të ndryshme, por valët e celularit janë reale dhe ato janë konsideruar si valë të padëmshme, por që ekspoizimi i tepërt ka ndikim.

Shoqëria jonë është e ekzpozuar nga ndikimi i tepërt i celularit, pasi snjerëzit po rrinë me orë të tëra me telofonata dhe mesazhe, një shtyrje pafund e kohës dhe ne jemi të ekspozuar më shumë se sa ky rezultat studimi. Është një faktor rrisku i shtuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe shëndetit në tërësi.

Ka njerëz që nga informacionet që marrin nga celularët vijnë dhe ballafaqohen me ne që kam kërkuar këtë e atë…pastaj kanë prirje të bëjnë ekzaminime të panumërta, të humbin shumë kohë dhe para dhe ky është një lloj i ri pacienti që  duke pasur një mjet informimi në dorë që mbajnë telefon 24 orë, ai humb duke gërmuar në një fushë që nuk mund ta kuptojë, interpretojë dhe të nxjerrë informacionet e duhura.

Të gjitha moshat janë të rriskuara. Në ambientet sociale, secilin e ke me celular në dorë, duke mos komunikuar me personat e tjerë prezent në tavolina apo kafenetë ku janë ulur. Duhet të kuptosh që jeta s’është e lidhur vetëm me një ekran të vogël në dorë, por jeta ka nevojë për ndërveprim social që është më e shëndetshme, tha mjeku psikiatër Gjon Preçi .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco