La Zvicrën për Shqipërinë, 63-vjeçarin ‘e mbyt’ pisllëku para shtëpisë! Bashkia Shijak ‘pingpong’ me Lotfin

21:55, 13/09/2024
A+ Aa A-

Në një kohë kur çdo vit qindra e mijëra shqiptarë lënë vendin e tyre për të emigruar drejt Europës dhe vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, ka dhe nga ata që lënë alpet zvicerane për Shqipërinë tonë. I tillë është rasti i 63-vjeçarit Lotfi Zarrouk, nga Tuggen i Zvicrës.

Vite më parë ai u njoh gjatë pushimeve verore me gruan e tij shkodrane, dhe shumë shpejt vendosën që jetën e tyre ta kalojnë në Shqipëri. Lotfi kishte dëgjuar më herët për vendin tonë dhe i pëlqente shumë.

Ata zgjodhën të jetojnë në periferi të Shijakut. Aty gjetën një banesë të bukur, ishin afër me detin e Durrësit, kështu edhe bashkëshortja e tij ishte pranë familjes në Shkodër.

Mirëpo asnjëherë nuk e kishin menduar se do të përballeshin me një situatë papastërtie ekstreme në zonën ku jetojnë.

“Rruga “Demokracia” këtu në Shijak është e gjitha rrugë e mbushur me plehra”, thotë Lotfi.

Por jo vetëm kaq. Ambjenti para shtëpisë së Lotfit është po njësoj. Aty ka gjithëfarlloj mbetjesh; plastike, qelqurina, kafshë të ngordhura. 63-vjeçari ka bërë disa herë ankesa pranë Bashkisë së Shijakut, por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje për problemin e tij.

Piranjat bënë një vëzhgim ku konstatuan se situata e mbetjeve të hedhura para banesës së Lotfit ishte vërtet shqetësuese. Por edhe më shqetësues ishte fakti se bashkia nuk merrte masa për pastrimin e zonës edhe pas ankesave nga zotëria në fjalë. Së bashku me Lotfin Piranjat iu drejtuan bashkisë së Shijakut, ku morën premtimin se zona do të pastrohej brenda javës, gjë e cila nuk ndodhi.

Në të tillë situatë, të zotët e shtëpisë së bashku me gazetarin e Piranjave Freard Rista, menduan se zgjidhja më e mirë do të ishte ta merrnin situatën vetë në dorë, duke pastruar ambjentin dhe duke i dhënë bashkisë atë që i takon bashkisë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco