Piranjat/ Dita ose data ters të cilës duhet t’i shmangemi

21:12, 13/09/2024
A+ Aa A-

Kur thyhet një pasqyrë, janë 7 vet fatkeqësi. Po macja e zezë? Po ta preu rrugën, tërë dita ters. Po u thye një gjë në shtëpi, duhet të thyhen dhe 2 të tjera, sepse të këqiat vinë treshe. Kombinimi i të premtes me datën 13 është parë gjithmonë si një burim tersi. Në disa vende është kombinimi i së martës me 13 që konsiderohet ditë pa fat, ose me fat të keq. Italianët, kanë të premten 17 si ditë pa fat.

Kinezët kanë një problem me numrin 4. Ka njerëz që u besojnë, ka që nuk u besojnë, ka ca që janë diku në mes.

Ka disa legjenda se pse 13 dhe e premtja janë pa fat.

Disa e referojnë tek mitet nordike, disa tek darka e fundit e Krishtit.

Në ashensorë në Kinë, mund të mos e gjeni numrin 4, sepse shqiptimi i numrit 4 në gjuhën e tyre ka të njëjtin tingëllim me vdekjen.

Macja e zezë, është viktimë e mesjetës. Gratë që mbanin mace e që shpesh përfundonin të gjykoheshin si shtriga, përfshiheshin bashkë me macen e tyre.

Por, në Japoni macja e zezë sjell fat.

Kjo larmi bestytnish, ndoshta i eleminon të gjitha. Një mace e zezë nuk sjell as fat e as ters. Është thjesht një mace që kalon rrugën.

Kur diçka nuk na ecën, na bie më mbarë t’ia vëmë fajin tersit.

Por, ndoshta do arrinim rezultate më të mira e do të kishim më pak stres, nëse do bindeshim që njeriu e bën vetë fatin e vet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco