Një javë për të mos u harruar në Tring Sport

Një javë për të mos u harruar në Tring Sport

12:08, 13/09/2024
A+ Aa A-

Ashtu siç ishte premtuar, ky sezon nëTring Sport do të jetë vërtet spektakolar dhe java e ardhshme do të jetë një maratonë e mirëfilltëe mbushur me superndeshje, superderbi, gara e transmetime live.

Duke nisur nga mbrëmja e së martës, që starton zyrtarisht epokën e re të Ligës së Kampionëve, me plot 6 ndeshje, njëra më emocionuese se tjetra. 12 superskuadra do të sfidohen brenda një mbrëmjeje të vetme, mes të cilave kampionët në fuqi të Real Madridit, Bajërn i Mynihut, Sportingu i Lisbonës, Psv Eindhoven etj… Për të kulmuar me përplasjen e parë italo-angleze të kësaj mesjave atë mes Milanit dhe Liverpulit, dy klubeve legjendare, në kërkim të lavdisë evropiane.

Image

Ndërkohë, e mërkura sjell një tjetër maratonë, 6 superndeshje dhe 12 superskuadra të tjera evropiane, si Paris Saint Germain, Borussia Dortmund, Bologna, Sparta e Pragës etj… Për të kulmuar me kryendeshjen, atë të shumëpriturën, mes Marchester City dhe Inter, një supersfidë me shije finaleje, që premton spektakël.

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë ndeshje dhe ky format do të na bëjë të ëndërrojmë në kuptimin e parë të fjalës, ndaj, për herë të parë, në Champions League do të luhet edhe të enjten dhe do të jenë jo pak, por plot 6 ndeshje të tjera, me 12 superekipe që do të zbresin në fushë, si Barcelona, Benfica, Atletico Madrid, Feynord apo Leverkusen… Për të kulmuar me të tretën superpërplasje italo-angleze, atë mes Atalantës dhe Arsenalit.

Do të jenë plot 18 ndeshje për 3 mbrëmje spektakli të jashtëzakonshëm, magjia e të cilave do të përcillet në Studio Champions me Eva Muratin, kapitenin Lorik Cana dhe specialistët e tjerë në një maratonë transmetimesh live. Po nis shfaqja më e bukur në botë…

Image

Por nuk mbaron me kaq, pasi spektakël do të dhurojë edhe Serie A me një superfundjavë. Të shtunën do të përballen Juventusi në shkëlqim i Thiago Motës dhe Napoli luftarak i Antonio Kontes. Ndërkohë që e diela është dita e madhe, pasi përpos supersfidave si ajo mes Fiorentinës dhe Lazios, në mbrëmjen e datës 22 shtator, luhet superderbi i Italisë, ai mes Inter dhe Milan, që do të ulë para ekranit miliona tifozë dhe që do të mund të ndiqet vetëm në Tring Sport.

Image

Po nga Italia, nga cirkuiti i Emilia Romanjës, të premten dhe të shtunën për provat dhe të dielën për garat, do të zbresin në pistë plot grintë kampionët e Moto Gp, për një tjetër supergarë në kufijtë e adrenalinës dhe drithërimave.

Java e ardhshme do të jetë vërtetë për të mos u harruar në Tring Sport dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Tring është platforma më e madhe televizive në Shqipëri dhe propozimi i saj sportiv thjesht i pakrahasueshëm në përmbajtje dhe koncept, si edhe i përshtatshëm për çdo familje, individ, si edhe për çdo tifoz.

Le të fillojë spektakli! Ekskluzivisht në Tring Sport!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco