Moti i keq përfshin Shqipërinë, sinoptikania bën apel: Bëni kujdes gjatë kësaj fundjave!

Moti i keq përfshin Shqipërinë, sinoptikania bën apel: Bëni kujdes gjatë kësaj fundjave!

11:19, 13/09/2024
A+ Aa A-

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Shqipërisë që prej mbrëmjes së djeshme.

Për të kuptuar se si do të jetë moti jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe gjatë fundjavës, sinoptikania Anira Gjoni tha se temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me ato të ditës së djeshme.

Të tilla do të jenë përgjatë kësaj fundjave, dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës. Në Shkodër do të ketë shi me shtrëngata, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të ketë reshje të dobëta dhe mesatare. Gjithashtu edhe java e  ardhshme presim që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut.

Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në kryeqytet di të shkojnë deri në 14 gradë, që është një rënie e ndjeshme”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco