Klos, nxënësit bojkotojnë mësimin, shkak klasa kolektive

Klos, nxënësit bojkotojnë mësimin, shkak klasa kolektive

12:02, 10/09/2024
A+ Aa A-

Nxënësit e klasës së parë dhe të katërt në shkollën 9 vjeçare “Ibrahim Temo” në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç, në Bashkinë e Klosit, prej dy ditësh kanë bojkotuar mësimin. Shkak për këtë bojkot bëhet bashkimi i këtyre klasave në një klasë kolektive.

Prindërit dhe gjyshërit e nxënësve kërkojnë që mësimi të bëhet si vitin e kaluar ku secila klasë të ketë mësuesin e tij. Ata thonë se do të vijojnë protestën dhe bojkotin e mësimit deri sa kërkesa e tyre të merret parasysh.

Drejtues të ZVA Klos thanë se problemi po shqyrtohet, ndërsa shkak për bashkimin e klasave është bërë ulja e numrit të nxënësve.

Veç problemit të bashkimit të klasave në kolektive, prindërit ngrejnë shqetësimin edhe për kushtet në këtë godinë arsimore pasi sipas tyre është bërë vetëm lyerja nga jashta e asnjë meremetim brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco