Shtatori përplas të mëdhenjtë dhe dhuron magji, nis epoka e re në UEFA Champions League

Shtatori përplas të mëdhenjtë dhe dhuron magji, nis epoka e re në UEFA Champions League

14:07, 09/09/2024
A+ Aa A-

Epoka e re e UEFA CHAMPIONS LEAGUEka mbërritur dhe shtatori shënon pikënisjen e një sezoni që premton futboll të klasit botëror, ekskluzivisht nëTRING, platformën më të madhe sportive në Shqipëri.

Pas më shumë se dy dekadash, formati është zgjeruar dhe me 17 shtator nis një nga fazat e reja, Faza e Ligës, ku skuadrat do të jenë 36 dhe secila prej tyre do të luajë 8 ndeshje. Siç pritej, shorti prodhoi super ndeshje që do të gozhdojnë përpara ekranit miliona shikues.

Image

Skuadrat e mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe superskuadrat italiane, do të sfidohen mes tyre në ndeshje me rivalitet të ndezur. Niveli i lojës nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, pasi tani vlen çdo fitore, çdo gol, çdo pikë.

Supersfidat e shtatorit përballin gjigantët e futbollit, për të siguruar një vend në renditjen e fazës së ligës, që mund të themi me plot gojën se do të jetë një turne brenda turneut.

Image

Që në start, mbrëmjen e 17 shtatorit dy superduele, Milani, që kërkon rikthimin te lavdia evropiane, sfidon në San Siro “Reds” të Liverpool-it, ndërkohë që Juventusi i ri dhe plot grintë i Thiago Motës pret në shtëpi luftarakët holandezë të PSV Eindhovenit.

Image

Por, kryendeshja e shtatorit do të jetë ajo mes Manchester City dhe Inter, që do të luhet më datë 18 shtator dhe që shumëkujt do t’i risjellë në mendje finalen e dy viteve më parë. Ndërkohë që një tjetër supersfidë italo-angleze do të jetë ajo mes Atalantës surprizuese dhe Arsenalit mbrëmjen e 19 shtatorit.

Image

Të gjithë magjinë e kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian, do ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nëkanalet sportive Tring, të cilat mbrëmjet e mesjavavedo të shndërrohen në arenën e madhështisë absolute. Për herë të parë, në sezonin 2024-2025, përpos së martës dhe së mërkurës, do të luhet edhe të enjteve. Kurrë më parë kaq shumë ndeshje, kurrë më parë kaq shumë futboll elitar.

Ky shtator do të jetë plot emocione për tifozë të mëdhenj e të vegjël dhe do të dhurojë një spektakël të vërtetë, të cilin mund ta përjetoni vetëm përmes platformës TRING SPORT, platformës më të madhe sportive në vend, por edhe platformës me propozimin më të pakrahasueshëm, të përshtatshëm për të gjithë.

Le të fillojë shfaqja më e bukur në botë, vetëm në Tring Sport!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco