Gjuha shqipe dhe kopertina me ylber/ Koçibellinj: Debat i nxitur, është detyra e prindit t’i shpjegojë fëmijës rolet dhe besimet

10:43, 09/09/2024
A+ Aa A-

Suela Koçibellinj, aktiviste, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi kopertinen e lëndës së Gjuhës Shqipe, të klasës së 3, dhe debatin e krijuar mbi të.

Kopertinën e ylberit dhe zanën me mjekër, dhe debatin e krijuar rreth saj, aktivistja e quajti një debat të nxitur, teksa u shpreh se është detyra e prindit t’i shpjegojë fëmijës rolet dhe besimet, dhe jo më, e shoqërisë.

Është momenti që  le të lidhet fëmija më prindin, është roli i prindit t’i shpjegojë fëmijës rolet.

Këtu jemi në një moment, ky është një debat i nxitur.

Ylberin nuk ja ndaloj unë dot fëmijëve.

Asnjë njeri nuk më thotë dot mua se 'fakti se fëmija e shikon atë në klasë të tretë, do i flasin për homoseksualitetin'.

Mua më shqetëson kur ka tekst brenda, që thotë “ Ti nuk duhet të derdhësh lot, sepse je djal".

Këto janë disa lloj steriotipizimesh që ne i vuajmë akoma sot.

Pra, këtu kemi disa probleme që duhen korigjuar nëpër tekste. Mëgjithatë nëse kemi prindër që janë të shqetësuar, dua t'ju them një fjalë, ''vlerësojeni  këtë moment për tu lidhur ju me fëmijet tuaj, për ti' shpjeguar ju fëmijës tuaj se cilat janë besimet tuaja si prind. ''

Vlerat mbi të cilat e ke ndëtuar jetën, mos t'ja lëmë të gjitha shoqërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco