Gjuha shqipe dhe kopertina me ylber/ Balla: Mbështetje e hapur ndaj komunitetit LGBD dhe diskriminim

10:25, 09/09/2024
A+ Aa A-

Migena Balla, avokate e ftuar në në lidhje me Skype, me 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi kopertinen e lëndës së Gjuhes Shqipe, në shkollat e vendit, teksa e quajti atë një diskrimimin për komunitetet e tjera dhe një ‘mbështetje’ e hapur ndaj komenitetit të LGBD-së.

Më vjen keq që dita e parë e shkollës nis me një debat të tillë, më vjen keq për debatin e zhvilluar deri tani aty në studio, ku zonjë në fjale merr eksperincën perosnale dhe e sjell si argument për të mbrojtur diçka që është shumë e thjeshtë dhe e verifikueshme.

Kjo çfarë ka ndodhur me kopertinën e librit shqiptar, unë kam bërë dhe një status ku e kam krahasuar me librat e tim biri, i cili është në klasën e parë në Kanada.

Komuniteti LGBD, këtu në Kanada ka të drejta shumë më të mëdha, siç të gjithë e dimë, dhe sigurisht dhe komuniteteve të tjera u garantohen të drejtat në mënyrë që askush të mos diksriminohet apo favorizohet.

Në këtë rast... ajo që kam vënë re është se kërkova në google, domethënien e ylberit dhe të gjithë mund ta verifikojnë këtë që ylberi është simbol i komunitetit LGBD.

Pra ne nuk po flasim për ngjyrat dhe domethënien e tyre...

Nuk po kundërshtojmë ngjyrat, por një figurë e cila është simbol i një komuniteti të caktuar, dhe në këtë rast është diskriminim ndaj komuniteteve të tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco