Zanë me mjekër dhe fustan me ngjyra, Serjani: Këto sekuenca kanë si qëllim normalizimin e këtyre teorive

09:36, 09/09/2024
A+ Aa A-

Një nga problematikat e këtij viti shkollorë që ka ngjallur jo pak reagim në rrjet, është kopertina e librit të Gjuhës Shqipe të klasës së tretë.

Ajo çka ngjalli reagim ishte përdorimi i ngjyrave në fustanin e magjistarit, që u quajt si një tentativë ndikimi në rritjen e fëmijëve.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ishte edhe juristi Sevin Serjani, i cili u shpreh se kjo është një tentativë e qëllimshme për të normalizuar këto teori dhe për të ngjallur reagim.

Ai u shpreh se, prindërit duhet të ngrihen të reagojnë që kjo mos të vazhdojë dhe mos të tolerojnë këtë etapë ndikimi tek fëmijët e tyre dhe rritja e tyre.

 

“Duhet kuptuar që kjo nuk është çështjë që, gjej një kopertin dhe mbyllet historia.

Këto janë sekuenca që kanë si qëllim normalizimin e këtij imazhi, e këtyre teorive, të cilët fillimisht bëjnë atë hapin e parë për të krijuar, dhe ndonjëherë e vetkrijojnë një lloj reagimi për të parë se ku janë.

Ajo që unë kërkoj nga cilido prind, që ka fëmijën në klasë të tretë por dhe të gjith prindërit, mos të tolerojnë në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë një etapë të tillë.

Sepse nis sot me një imazh i cili ka shumë kuptime në të dhe pastaj kalon në gjëra të tjera, të cilat janë më frekuente dhe që ndikojnë më drejtpërdrejt.

Cdo lloj elementi qoftë në mënyrën më minimale, më pak të rëndësishmë duhet kundërshtuar me forcë jo vetëm nga opinioni por nga çdo prind.”- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco