Dita e parë e shkollës, edhe në Shkodër më pak nxënës se një vit më parë

Dita e parë e shkollës, edhe në Shkodër më pak nxënës se një vit më parë

09:10, 09/09/2024
A+ Aa A-

Në Shkodër këtë vit të ri shkollor janë rreth 400 nxënës më pak ose 2% krahasuar me një vit me parë. Shifrat i bëri të ditur drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadija.

Ndërkohë në Shkodër janë 3 shkolla që mbyllen teksa nxënësit do përqëndrohen në shkolla të tjera në qendra të fshatrave.

ndërkohë në Shkodër do të jenë 3 shkolla me turne të dyta ndërsa në disa prej shkollave të kësaj bashkie do vijojë ngrohja me gaz.

Në qytetin verior, këtë vit shkollor në dy shkolla pritet të fillojë rikonstruksioni, ndërsa investime të pjesshme do të ketë edhe në disa shkolla të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco