Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

SYRI TV/ 16.3% e të moshuarve mbi 65 vjeç në punë, shkak shpopullimi i vendit

20:31, 07/09/2024
A+ Aa A-

Teksa Shqipëria po shpopullohet gjithnjë e më shumë dhe të rinjtë zgjedhin të largohen, janë të moshuarit në moshë pensioni ata që po punonjnë. Të dhënate INSTAT tregojnë se aktualisht 16.3% e të moshuarve mbi 65 vjeç në Shqipëri janë në punë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin me normat më të larta të punësimit për të moshuarit mbi 65 vjeç.

SYRI TV 

Shpopullimi masiv që ka përfshirë vendin dhe largimet masive të të rinjve kanë bërë që në Shqipëri moshat e treta të punojnë, edhe pas pensionit. Shqipëria po shndërrohet në vendin me normat më të lartë të punësimit për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se aktualisht 16.3% e të moshuarve mbi 65 vjeç në Shqipëri janë në punë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në një nga vendet me normën më të lartë të punësimit të të moshuarve në Europë dhe që nga viti 2010 ky tregues është rritur ndjeshëm.

“Scan Intel” ka analizuar normën e punësimit të të moshuarve në moshë pensioni në vendet e Europës, nga ku rezulton se Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë, pas Islandës dhe Estonisë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 6.4%, ndërkohë për Serbinë norma e të punësuarve mbi 65 vjeç është 9%.

Kjo normë e lartë e që vijon të jetë në rritje, ka si arsye kryesore shpopullim dhe largimin e të rinjve, që ka shkaktuar mungesë të fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm, ndaj shumë persona vijojnë të punojnë edhe pasi dalin në pension.

Arsye tjetër është edhe mosplotësimi i nevojave të pensionistëve vetëm nga pensioni, çka i detyron ata të punojnë për më tepër të ardhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco