Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

VIDEO/ E mitura që u bë nënë flet mes lotëve: Ma lironi burrin, kush do më ushqejë mua dhe fëmijën tim?

15:44, 07/09/2024
A+ Aa A-

E mitura A.J., e cila u bë nënë në moshën 14-vjeçare ka folur lidhur me arrestimin e bashkëshortit 21-vjeçar.

14-vjeçarja kërkon mes lotëve të lirohet 21-vjeçari, pasi ajo thotë se kishte 1 vit që e njihte dhe për këtë situatë kanë qenë në dijeni edhe prindërit e saj të cilët kanë rënë dakord.

"Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. U thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Unë kam një fëmijë me të, përse ta arrestojnë? Ai s’më ka marrë me zor.

Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua apo fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai, që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë, edhe ditën, edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi.

Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco