Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Personazhi i animuar në kopertinën e librit Gjuha Shqipe 3 është një mashkull transvestit

Personazhi i animuar në kopertinën e librit Gjuha Shqipe 3 është një mashkull transvestit

23:24, 06/09/2024
A+ Aa A-

Nga Erges Eskiu

Sinqerisht nuk mund te cilesohet skandal dhe shkelje e ligjit dhe kushtetutes se Republikes se Shqiperise sepse shkon pertej, ky eshte akt kriminal ndaj familjes, ky eshte akt terrorist ndaj femijeve shqiptare. 
Qellimi eshte i qarte: familjarizimi i femijes (femijeve tane) me homosekualizmin apo devijancat e tjera seksuale. Te ngulisin ne koken e femijeve se homosekualizmi eshte i natyrshem, eshte normale madje trendi te jesh, te vishesh me ylber apo te jesh djale e te vishesh si vajze apo e kunderta. Kjo eshte nje dhune psikologjike ndaj femijes. Kjo mund te bej qe femija te perjetoje krize identiteti dhe mund te pasoje me deme te tjera kolaterale. Kjo eshte dhune ndaj prinderve dhe shoqerise, ndaj familjes sepse keta po kerkojne te shkaterrojne institucionin e familjes. 
Mesazhi qe une si logoped lexoj ne kete imazh eshte i tille qe personazhi transvestit me shkopin magjik ne dore, vajzes se emocionuar per librin dhe leximin, e perhumbur tek libri i ndriçon ne koke jeten e bukur prej homoseksuali apo te devijancave te tjera seksuale. Nje sulm perfid, qe godet ngadale, por pa ndalim direkt ne trurin dhe subkoshiencen e femijes.

Ylberi qe vjen nga personazhi animuar per te kaluar prapa vajzes tregon forcen e axhendes politike (elites globaliste) qe te vjen pas dhe te zoteron pertej deshires tende. Pra ti nuk e ke forcen per ta ndalur kete perqafim te ylberit te gjigand qe te vjen embel. Edhe arrogance e madhe madje kjo qe keta njerez bejne.

I bej thirrje prinderve te grisin ose t’i djegin keto botime ne shenje proteste para qendrave te tyre (ne qytet, ne fshat) dhe para Ministrise se Arsimit. Te ngrihemi fuqishem te mbrojme femijet tane dhe familjet tona. 
Ky nuk eshte libri qe femijet tane duhet te mesojne ne shkolla. Nuk merrem me autoret dhe mos u merrni as ju sepse nuk e di nese ata e kane konceptuar vete kete kopertine (kane detyre te distancohen nga kjo kopertine) ose me pas mund te themi se idiote te tille, militante apo mjerane, qe per nje rroge a nje benefit pushteti bejne diçka te tille, do te gjenden gjithmone, por pergjegjesia bie mbi Ogerta Manasterliun! Ajo duhet te jap doreheqjen e menjehershme!

Per ta mbyllur kete reagim te shkurter dhe shpresoj qe mediat kryesore te reagojne. Ne nuk na intereson se cfare bejne disa njerez, me ke e ndajne shtepine, me ke ndajne krevatin, çfare hane e çfare pine, çfare shijesh kane?! Nuk i paragjykojme, nuk i perjashtojme, nuk i stigmatizojme, te bejne ç’te duan me jeten e tyre, por me femijet tane dhe me familjen tone nuk mund te luajne. Ata nuk nuk mund t’i dhunojne psikologjikisht femijet tane, nuk mund t’i manipulojne dhe nuk munden kursesi te na shkaterrojne familjet.

Ps. Te njeten gje ka imituar edhe Erion Veliaj ne fillimet e veta kur fondacioni Soros e sponsorizonte per ta bere mediatik e politikan dhe jo rastesisht kemi edhe foton e Veliajt ne librin shkollor Edukata Qytetare 3 sepse ka axhende politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco