KAFE SHQETO/ Ndotja akustike në Tiranë, Baku: Duhet të ndryshohet kodi rrugor, dhe të shtrëngohen masat

10:41, 06/09/2024
A+ Aa A-

Specialist i trafikut rrugor, Gerhard Baka i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ me moderatorin Flavio Qarri u shpreh se janë ndërmarrë masa dhe janë ndëshkuar edhe drejtues të mjetit të cilët kanë kryer shkeljen e ndotjes akustike.

Por më tej, Baka u shpreh se kodi ynë rrugor nuk e ka të përcaktuar në mënyrë të detajuar masën që duhet nd^rmqarë pë buritë apo për ndiotje të tjera akustike, ndaj sipas tij duhet një ndryshim në kodin rrugor dhe një shtrëngim masash. 

'Është e vërtetë ajo çka u tha në studio në lidhje me zhurmat akustike që trijohen si pasojë e mbingarkesës së trafikut apo të zhurmave që vijnë si rrjedhojë e përdorimit të akustikave sic është jo vetëm buria por disa herë ne kemi ndërmarë masa dhe kemi ndëshkuar edhe drejtues të mjetit të cilët përdorin kasetofona apo dëgjojnë muzikë duke drejtuar automjetin me zhurma tej masave të lejuara dhe kësaj kategorie do i përfshija ëdhe një kategori që ka të bëjë me modifikimin e marmitave shkarkuese dhe ato janë akoma edhe më shqetësuese sepse po të shikoni mjetet që heqin katalizatorët dhe vendosin marmitat shkaktojnë një zhurmë jashtë standarteve dhe Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Task Forca, duke qene se janë të pajisur me një aparat të posatshëm që mat zhurmat akustike ka marrë masa në lidhje me këtë kategori.

Në lidhje me fishekzjarrët, nuk është kopetencë e imja por ne kemi orjentuar strukturat përkatëse, kemi dhënë adresën dhe janë marrë masat përkatëse.

Duhet të ndryshohet kodi rrugor, të shtrëngohen masat dhe më pas ne sigurisht do të operojmë por që ta sekuestrosh mjetin sot, sepse bëri zhurmë, të pabazuar në kod rrugor, absolutisht që nuk e bën dot.'- u shpreh Baka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco