KAFE SHQETO/ Ndotja akustike në Tiranë, Gjergji: Zhurmat ndikojnë në uljen e përqëndrimit në punë, rast ekstrem humbja e dëgjimit

10:07, 06/09/2024
A+ Aa A-

Gjergji Pashaj, ekspert i shëndetit publik dhe sekretar i përgjithëshëm i Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë, i ftuar në 'Kafe shqeto', në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri u shpreh se në Tiranë nuk ka një kufizim për zhurmën, dhe ndotja akustike është mjaft e pranishme, duke filluar që nga buritë e makinave në trafik e deri tek zhurmat nga ndërtimet.

Gjithashtu Gjergji shtoi se zhurmat ndikojnë edhe në uljen e përqëndrimit në punë, dhe rasti më ekstrem nga bezdisja e zhurmave është acarimi dhe problemet psikologjike, por jo të pakta janë edhe rastet me humbje dëgjimi, pra humbje të përkohshme dhe humbje afatgjata dëgjimi, sidomos tek punëtorët e kantierëve, punëtorët e ndërtimit që punojnë me makineritë e punës.

'Shumica prej nesh nuk e dinë çfarë do të thotë termi ndotje akustike. Ndotje akustike është një kakofoni zhurmash  cila fillon në momentin që ti ndihesh i bezdisur dhe që kalon gjithë normen e lejuar duke filluar që nga buritë e makinave në trafikun rrugor, që nga zhurmat e lokaleve, në rregull mund të themi që kjo deri diku në Tiranë është rregulluar por ngelin buritë e makinave etj, dhe nuk ka një kufizim për zhurmën. Kemi të bëjmë edhe me zhurmen e fishekzjarreve të cilat janë tmerruese në orarin e natës, me motorrat që xhirojnë gomat në mes të trafikut, dhe kjo jo vetëm që kthehet në një bezdi por edhe në një problem të rëndë shëndetësor. Duke filluar nga bezdisja e parë që  është në formë acarimi, kalon në pjesën e stresit, kalon në mungesën e gjumit, kalon në probleme kardiovaskulare, sic e përmendët dhe në insert, pra rritet presioni i gjakut, dhe kjo gjë më pas mund të shkaktoje dhe problemetë tjera neurologjike si dhimbja e kokës e vazhdueshme, dhe mund të agravojë edhe më tepër duke kaluar edhe në probleme psikiatrike, sepse ankthi , acarimi i vazhdueshëm kalon edhe në probleme psikiatrike.

Unë kam bërë një studim timin personal në 2019-2020, dhe del që rreth 80% e të intervistuarve të mij kanë probleme dhe janë shumë të acaruar nga zhurmat , dhe shfaqin probleme pagjumësie, dhe zhurmat e ndërtimeve gjithashtu janë shqetësimi madh.

Zhurmat ndikojnë edhe në uljen e përqëndrimit në punë, dhe rasti më ekstrem nga bezdisja e zhurmave është acarimi dhe problemet psikologjike, por jo të pakta janë edhe rastet me humbje dëgjimi, pra humbje të përkohshme dhe humbje afatgjata dëgjimi, sidomos tek punëtorët e kantierëve, punëtorët e ndërtimit që janë me makineritë e punës.' - u shpreh Pashaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco