SYRI TV/ Shtohen infeksionet e lëkurës nga moti i nxehtë, mjeku Artur Bani jep këshilla për qytetarët

16:15, 05/09/2024
A+ Aa A-

Temperaturat e larta të verës, kanë rritur infeksionet e lëkurës duke përfshirë moshat pediatrike e deri te të rriturit.

Mjeku dermatolog në Berat, Artur Bani, apelon për më shumë higjene vetjake, ndërsa pohon që askush të mos neglizhojë shenjat e para të sëmundjes pasi mund të sjellin komplikacione.

SYRI TV ​

I nxehti ekstrem që përshkroi Shqipërinë përgjatë muajit Gusht ka shtuar në Berat rastet e e infeksioneve të lëkurës. Çdo ditë pranë Poliklinikës së Specialiteve në Berat paraqiten raste me infeksione nga më të shumtat,që kanë nevojë për ndihmën e mjekut.

Sipas mjekut dermatolog,Artur Banit, temperaturat e larta që vazhdojnë edhe në këtë muaj,djersitja e trupit dhe larja nëpër lumenj e pishina,janë disa nga shkaqet kryesore të shfaqes së infeksionit në lëkurë.

Mjeku Bani apelon për evitimin e larjeve pranë ujrave të lumit Osum për shkak të ndotjeve dhe rrezikut që ky lumë ka për ata që zgjedhin të pushojnë pranë brigjeve të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco