Rritja e kriminalitetit/ Sociologu Gëzim Tushi: Shteti është përgjegjës për ta luftuar kriminalitetin, nëse nuk e bën është...

15:18, 05/09/2024
A+ Aa A-

Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv me moderatorin Arnold Kariqi, ku foli për rastet e rënda të krimeve në familje.

Dy rastet e fundit në Shënavlash të Durrësit, ku krimi ka qënq atëvrasës, Tushi theksoi se familja është kthyer në një vatër kryesore ku lulëzon vrasja, krimi, dhuna e të gjitha formave, verbale, fizike, seksuale dhe kriminale.

“Krimi është kaq shumë i përhapur sa që është bërë një tumor social, i cili duket sikur është vështirë të dominohet dhe vatra kryesore pa diskutim është familja. Familja shqiptare në këto 3 dekada, në procesin e ashtuquajtur të demokratizimit, ka humbur disa nga treguesit e cilësitë e familjes tradicionale. Fenomenomenologjia e krimit në familje ku fëmija vret babain, ose mbesa vret gjyshin...këto janë kur e keqja jo vetëm është banalizuar në këtë shoqëri, por kam përshtypjen që është kaluar çdo lloj kufiri që ka të bëjë me njerëzoren.”,- tha Tushi.

Më tej, sociologu i njohur theksoi se këto krime tregojnë se shoqëria shqiptare në këto tre dekada nuk u bë më sociale. Llumi i krimit në shoqërinë shqiptarë po trashet dhe po sofistikohet dhe nuk duhet marrë me shaka. Më tej ai bëri përgjegjëse strukturat shtetërore si të papërgjegjshme dhe joefektive për t’i bërë ballë situatës së krimit në familje dhe më gjerë.

“Ne kemi nevojë të merremi me parandalimin e krimit. Zbehja e funksioneve edukative në familje është e para. Ka një urrjetje për instrumentat e edukimit në shoqërinë shqiptare. Shteti duhet të kthejë vëmendjen dhe duhet të merrët më familje dhe me shkollën. Shteti ka përgjegjësi në këto raste, pasi konflikti lindja për shkaqe ekonomike dhe sociale. Shkolla shqiptare ka pësuar disa fraktura deontologjike që kanë të bëjnë me vlerën morale të këtij institucioni, që është institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë. Është e domosdoshme që shteti të mbajë një  qëndrim të prerë intrasigjent, sepse vihet re një squllje. Në qoftë se shtetit squllet, tërhiqet përballë krimit apo bën përpjeke për ta zbutur  akuzën ndaj krimit, atëherë, siç thonë edhe filozofë të njohur, shteti bëhet bashkëpunëtor ose kriminal. Detyra e shteti është ta bëjë zap krimin",- u shpreh sociologu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco