Rilindja premtoj shëndetësi falas/ Denoncimi i qytetarit: Krizë në spitalin e Fierit, prej dy muajsh mungon buka për të sëmurët

10:44, 05/09/2024
A+ Aa A-

Llazar Kolici, një qytetar nja qyteti i Fierit përmes një lidhje ‘SKYPE’ për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ka mbetur i trondituar nga kushtet skandaloze në spital, teksa kishte të shtruar nënën e tij.

Kolici tregoj se për dy muaj, spitali nuk ofronte bukë për të sëmurit, por vetëm supë dhe po të ngrihej zëri nga personeli, ditën tjetër personi nuk shkonte më në punë.

“Është e vërtetuar kjo, në muajin Shkurt dhe Mars nuk ka pasur bukë spitali. Nuk e di nga mungesa e tenderit apo diçka tjetër, por jepej supa pa bukë. Ma kanë deklaruar njerëzit e mi që kanë qenë të shtruar në këtë periudhë”- u shpreh ai.

Ai ka theksuar se këtë deklaratë nuk po e bën për të treguar se nuk kishte mundësi të mbante nënë e tij, pasi buxheti i tij ja lejonte që të kishte trajtimet më të mira, por po mendonte të gjithë ata pensionistë që me 100 mijë lekë të vjetra pension, si ja dalin të kujdesen në këto kushte të mjerueshme.

Deklarata e tij:

“Një pjesë të trajtimeve e vazhdova në shtepi dhe dua të shtoj këtu se unë nuk e kam problem për të ushqyer nënën time, por kur erdhi ushqimi aty mendova ato qindra e mijëra pensionistë që me atë 100 mijë lekshin që ja fal Rama mund të sjellin edhe ushqim në spital.

Unë mund të deklaroj që spitali i Fierit është në gjendje katastrofale edhe duhet një dorë sidomos për të ndryshuar mënyrën e ushqimit.

Mund të përmendim për një punë të mirë mjekët e këtij reparti në ‘Infektiv’, por mjekët dhe personeli nuk ndikojnë tek ushqimi.

Unë mendoja që ushqimi jepet në bazë të diagnozës të të sëmurit dhe vura re se ishte një tenxhere me supë për të gjithë repartin, ishte një tenxhere me çaji pa sheqer për të gjithë repartin, një gotë çaji për to dhe kjo është skandal.

Edhe pse opozita shpesh-herë e ka ngritur zërin, aty nuk ndryshon gjë madje në një debat që bëra me një përfaqësues të qeverisë më tha ti nuk thua shyqyr që nuk bleve ilaçe apo nuk kërkoj doktori lek.

Kjo nuk është arritje, si qenka arritje i thashë të më kërkojë lekë doktori?!

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco