Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Parashikimi i motit, nga vranësirat te reshjet e shiut dhe breshër

Parashikimi i motit, nga vranësirat te reshjet e shiut dhe breshër

07:26, 05/09/2024
A+ Aa A-

Vendi ynë ditën e enjte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 15 deri 33°C
në zonat e ulëta 16 deri 34°C
në zonat bregdetare 19 deri 34°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco