Flet mjekja psikiatre: Po zbehet roli i familjes! Ja çfarë nuk po funksionon

Flet mjekja psikiatre: Po zbehet roli i familjes! Ja çfarë nuk po funksionon

18:53, 03/09/2024
A+ Aa A-

Rastet e dhunës brenda familjes, kryesisht ndaj grave në juglindje të vendit ditët e fundit që shkuan deri në tentativa të paimagjinueshme të djegies, kanë rikthyer edhe një herë problematikën e funksionimit të mekanizmave mbrojtëse që parashikohen në ligjin shqiptar.

Për mjeken psikiatre këto raste më shumë se sa probleme të shëndetit mendor, janë pjesë e formimit të individëve dhe zbehjes deri në injorim të rolit të familjes. Ndërsa nënvizon se mekanizmat mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese nuk funksionojnë dhe nuk garantojnë mbrojtje.

“Familja po degradon në ngjarje të tilla dhune, në marrëdhëniet e ngushta familjare, edhe për arsye krejt banale, ku vëmendjen do ta tërhiqja në organet ligjore. Atje ku kërkohet ndihma, në polici, dhe sa funksionojnë urdhrat e mbrojtjes. Kam vënë re që pas tij vepra penale është kërcënimi më i rëndë, deri në vrasje”, thotë Nikolina Bode, mjeke piskiatre në Korçë. “Jo gjithmonë dhuna është baraz me sëmundje mendore. Dhuna mund të jetë pjesë e natyrës së individit dhe zakonisht është edukim gjatë rritjes dhe zhvillimit”, tha ajo.

Edhe sa i takon rasteve të abuzimeve seksuale, veçanërisht më të mitur, mjekja psikiatre i referohet edukimit të individit, dhe si masë parandaluese shikon ashpërsimin e masave të dënimit. “Perversitetet seksuale, ngacmimet seksuale brenda familjes apo të të miturve janë pjesë e deviacioneve seksuale. Këto janë vese që individi i ka nga procesi i përfundimit të rritjes përgjatë gjithë jetës. Ndaj tyre duhet të merren masa. Bota ka ligje të forta, tek ne vë re që janë shumë të buta”, thotë Bode.

Familja, edukimi dhe natyrisht funksionimi si duhet i mekanizmave mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese, janë trinomi që mund të parandalojë rastet e dhunës në familje, fenomen ky që prej vitesh është pjesë e shoqërisë sonë dhe që ka sjellë pasoja mjaft të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco