VIDEO: Serbët përzënë nga plazhi familjen shqiptare në plazhin e...

VIDEO: Serbët përzënë nga plazhi familjen shqiptare në plazhin e...

18:00, 19/08/2024
A+ Aa A-

Një familje shqiptare është detyruar të largohet nga pushimet në bregdetin e Malit të Zi, për shkak të provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.

Mësohet se pushuesit serbë e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit kuqezi dhe pas kësaj nisën provokimet ndaj tyre.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë pushuesit serbë teksa këndojnë këngë kundër shqiptarëve dhe provokojnë duke varur në çadrën e tyre peshqirin me flamurin e Serbisë.

Gjithashtu familja shqiptare për të shmangur situatën është detyruar të largohet nga plazhi, ndërsa serbët i filmonin teksa largoheshin dhe krenohen në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fitore dëbimin e tyre nga plazhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco