VIDEO/ Eva Buzo realizon ëndrrën, vjen nga Italia në Shqipëri me not

09:27, 19/08/2024
A+ Aa A-

Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash dhe 92 kilometra nga brigjet e Leçes deri ne Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare, në afërsi të Kepit të Gjuzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare, e cila sfidën, të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, sot rrugëtimin e ka përfunduar duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.

Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes, Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalçifikimit të gojës nga kripa. Gjendja e saj është shumë e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco