FOTO/ Moti i javës që vjen, me shtrëngata shiu dhe rënie temperaturash

FOTO/ Moti i javës që vjen, me shtrëngata shiu dhe rënie temperaturash

11:47, 18/08/2024
A+ Aa A-

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Tërheqja e masave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës dhe depertimi i masave të freskëta nga veriu i Europës do të sjellin vranësira mesatare dhe kthjellime të herëpashershme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët deri në mesatar dhe do të shoqërohen ndonjëherë me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Për javën që presim: vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e tërheqjes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vëndin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.

Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco