SYRI TV/ Seminari për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën. Në Prishtinë kremtohet jubileu i 50

14:29, 17/08/2024
A+ Aa A-

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare fillon punimet më datë 19 gusht në 30 Gusht në Prishtinë. Ky organizim kaq i rëndësishëm njeh 50 – vjetorin e themelimit. Studiues nga e gjithë bota përmes punimesh shkencore do të bëhen pjesë e kësaj ngjarje të letrave shqipe.

Edhe këtë vit prioritet mbetet qasja e të rinjve ndaj problemeve të albanologjisë, ndërsa sipas programit, më datë 26 gusht 2024, do të mbahet një tryezë shkencore për Ismail Kadarenë.

Nga data 19 deri më 30 gusht do të zhvillohet në Prishtinë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

 

Në këtë edicion të 42, do të kremtohet dhe jubileu i 50-të i themelimit të  seminarit. Drejtori i seminarit, Bardh Rugova është shprehur se ky edicion ka mbledhur rreth 200 pjesëmarrës. Edhe këtë vit prioritet mbetet qasja e studentëve dhe pjesëmarrësve ndaj problemeve të albanologjisë.

“Kemi një numër të madh të pjesëmarrësve dhe të të interesuarve për të marrë pjesë sivjet në seminar. Seminari është i ndarë në tri pika kulmore. Rafshi i parë është krijimi i mundësive, që të huajt të mësojnë shqipen dhe përmes këtij procesi të përhapet mësimi i shqipes kudo nëpër botë. Mund të themi me shumë krenari se seminaristët e parë pjesëmarrës, atëherë fare të rinj, kurse sot janë kthyer në autoritetet më të rëndësishme të albanologjisë në botë. Më tej, vijojmë me një aktivitet mjaft të ngeshur shkencor. Krijohet një forum në të cilin mblidhen studiuesit më eminent të një fushe dhe diskutojnë rezultatet e veta. Elementi i tretë, shumë i rëndësishëm, është se krijon integrimi, krijojmë mundësi të lidhjeve të reja për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”. 

Programi i Seminarit përfshinë: kurse për mësimin e gjuhës shqipe për seminaristët në tri nivele, ligjërata të në fusha të ndryshme të albanologjisë, tryeza e referime të ndryshme.

Sipas programit, më datë 26 gusht 2024, do të mbahet një tryezë shkencore për Ismail Kadarenë. Seminari ka një karakter shumëdimensional dhe multidisiplinar. Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, si dhe të albanologjisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco