SYRI TV/ Problemet e shëndetit mendor nga vapa, mjeku psikiatër në Elbasan: Probleme me ankthin e shtuar

14:17, 17/08/2024
A+ Aa A-

 

 

Veç problemeve shëndetësore që mund të shfaqen si pasojë e të nxehtit në organizimin e njeriut, temperaturat e larta mund të shkaktojnë edhe probleme me shëndetin mendor.

Mjeku psikiatër në spitalin psikiatrik të Elbasanit, Andi Andoni shprehet se qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, por edhe temperaturat e larta kanë ndikim negative në shëndetin mendor të njeriut, ndaj bën apel të mos neglizhohen.

Gjatë këtyre javëve të nxehta mjeku Andoni thotë se është rritur numri i pacientëve që shfaqin probleme me menaxhimin e ankthit, çrregullime me humorin etj. Një faktor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit mendor është edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Shqetësues mbetet fakti se është shtuar numri i pacientëve në moshë të re që shtrohen për kurim në spitalin psikiatrik dhe një nga faktorët është abuzimi me lëndët narkotike dhe alkoli për një kohë të gjatë.

Mjeku psikiatër thotë se për të ruajtur një shëndet të mirë të mendjes duhet që me shfaqen e shqetësimeve të vogla personi t’i drejtohet një specialistit për ndihmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco