Vdiq në ditën e ditëlindjes/ Djali: Mjekët i thanë mamasë ‘ik se ke ankth’

12:42, 17/08/2024
A+ Aa A-

Dy mjeke të spitalit të Korçës janë në hetim pasi familjarët e një 61-vjeçareje kanë bërë kallëzim për neglizhencë në mjekim.

Tatjana Dajko vdiq tre ditë më parë, ndërkohë familjarët me lot në sy thonë se nuk i është bërë shërbimi i duhur.

Djali i 61-vjeçares, Anil Dajko, tha se në spital, nënës së tij i thanë që të ikte se nuk kishte asgjë, veçse ankth.

“Nëna rrinte me mua. E mora në 10 këtu dhe e çova në spital.

E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi.

I matën tensionin dhe oksigjenin. I bënë gjilpërë, e ngritën, u ul te stolat mamaja pas meje, u ngritëm prapë, i tha mamaja a do më masni tensionin prapë? Ik, ik, i thanë nuk ke gjë, një gjendje ankthi ke.

Duke ardhur rrugës për në shtëpi, më tha mua, po më zë më shumë tani, por do më kalojë.

Erdhëm në shtëpi, jo më tha, po më zë më shumë.

Erdhëm në shtëpi, do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda, u këput.

Morëm ambulancën, prit të vinte, pas 12 min na tha jemi në Bulgarec, megjithatë mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital, te dera e spitalit atëherë morën mjetet për mamanë time.

Jo, nuk bëhet ajo gjë, t’ia bënin shërbimet si vdiq.

Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme?? Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan.

Çfarë ka nxjerrë ekspertiza?

Dua të drejtën e mamasë time, asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco