Vdekja e 61-vjeçares në Korçë/ Familjarët në protestë: E vranë mjekët

11:47, 17/08/2024
A+ Aa A-

Familjarët e 61-vjeçares Tatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Korçës.

Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur.

Familjarët gjithashtu kanë bërë kallëzim penal pasi pretendojnë për neglizhencë të mjekëve të turnit A.D. dhe G.R.

E bija e 61-vjeçares, Klotina Topulli, u shpreh për mediat: “E ka marrë vëllai mamanë në 10 pa dhjetë dhe e ka çuar në urgjencën e spitalit. Mami kishte shtrëngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje, i kanë matur tensionin dhe oksigjenin. I kanë bërë një qetësues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë.

Qëndroi 10 minuta shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty, priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës dhe i tha: a do ma matni prapë tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë, ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit, ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi, tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq, rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po ashtu… morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit, mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja, si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital?

Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët.

Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq.

Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital, që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur, ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe, të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG tani, pse nuk iu bë kur ishte e gjallë?

Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco