Nënat italiane revoltohen për kohëzgjatjen e pushimeve të shkollës

Nënat italiane revoltohen për kohëzgjatjen e pushimeve të shkollës

16:23, 16/08/2024
A+ Aa A-

Nënat në Itali kanë nisur një fushatë për të reduktuar kohëzgjatjen e pushimeve të shkollës, sepse janë të lodhur së argëtuari fëmijët e tyre për 14 javë gjatë verës.

Ka një revoltë në rritje kundër pushimeve të gjata, me nënat që i bëjnë thirrje qeverisë për reforma. Ata duan që viti shkollor të zgjatet në mënyrë që fëmijët të kalojnë më shumë kohë në klasë dhe më pak kohë duke shpërqendruar prindërit e tyre të sfilitur.

Një peticion online për ndryshimin e vitit shkollor dhe uljen e pushimeve verore ka tërhequr tashmë më shumë se 60,000 nënshkrime. Peticioni u hartua nga një shoqatë bamirësie për fëmijë e quajtur We World dhe një blog i parespektueshëm nga dy nëna aktiviste të quajtur MammadiMerda.

Ato synojnë t'ia paraqesin peticionin ministrit të arsimit në një përpjekje për të hapur një debat serioz politik për shkurtimin e pushimeve shkollore.

Sarah Malnerich dhe Francesca Fiore, gratë e blogut, thonë se Italia ka pushimet verore më të gjata shkollore në botë krahas Maltës dhe Letonisë. Ato theksojnë se pushimet verore 14 javore u krijuan fillimisht në mënyrë që fëmijët të ndihmonin prindërit e tyre të punonin në fusha e të sillnin të korrat.

Image

"Shoqëria ka ndryshuar që atëherë, por viti shkollor ka mbetur i ngrirë në kohë," tha zonja Fiore për The Telegraph. "Më duket absurde mbyllja e shkollave për tre muaj të vitit."

Shumë më tepër gra italiane punojnë tani në krahasim me të kaluarën, kur nënat dhe gjyshet e tyre ishin të kënaqura - ose të paktën hiqnin dorë - për t'u kujdesur për fëmijët gjatë gjithë verës, ndërsa burrat e tyre shkonin në punë.

"Ne kemi ngecur me kalendarin e vjetër të bazuar në bujqësi kur fëmijët duhej të mbyllnin shkollën në qershor për të punuar në ara, por kjo ishte 100 vjet më parë," tha për gazetën La Repubblica një nënë e zemëruar, Chiara Faggioli, 34 vjeçe, arkitekte me dy fëmijë.

Familjet mbështeten në një mori zgjidhjesh për të mbijetuar muajt e pafund të verës. Disa kanë fatin të kenë afër gjyshërit, të cilët kujdesen për fëmijët gjatë ditës. Të tjerë dorëzohen duke lënë fëmijët e tyre para ekranin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa punojnë nga shtëpia.

Image

Miliona të tjerë detyrohen t'i çojnë fëmijët në kampe verore, por kjo ka një kosto të konsiderueshme, mesatarisht 1200 euro për fëmijë. Për familjet me dy ose tre fëmijë, shpenzimet mund të jenë një barrë e madhe.

"Mos u besoni të gjitha atyre fotove idilike që shihni në Instagram", komentoi La Repubblica. "Vera është një makth për qindra mijëra familje italiane."

Edhe fatlumët që mund të shkojnë me pushime për dy ose ndoshta tri javë kanë ende 11 javë për bosh. "Janë gati 80 ditë, koha që iu desh Fileas Fogut për të bërë xhiron rreth botës," vuri në dukje gazeta.

Nëse fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në korrik, në vend që të nisin pushimet në fillim të qershorit, atëherë ajri i kondicionuar do të jetë i nevojshëm.

"Zot se ka kondicioner ndonjë klasë," tha zonja Fiore. "Ndryshimi i klimës do të thotë se do të bëhet edhe më nxehtë në Itali. Kemi nevojë për investime të qeverisë që çdo shkollë të ketë kondicioner. Nëse jo, ç'do të bëjmë pas 15 vjetësh kur temperatura të jetë 40 gradë Celsius nga maji në shtator?"/The Telegraph – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco