SYRI TV/ Fier, fshatrat e Bishanit pa ujë për vaditje, banorët ngrenë alarmin për prodhimet

14:18, 16/08/2024
A+ Aa A-

Fshatrat e zonës së Bishanit në Levan të Fierit përballen prej vitesh me mungesën e ujit për vaditje të tokave bujqësore. Ata janë të shqetësuar, ngaqë një pjesë e prodhimit mbetet në arë, por megjithatë duket se ankesat e tyre nuk kanë qenë bindëse për ndërhyrjen e Bordit të Kullimit.

Nga SYRI TV

Prodhimet bujqësore të fermerëve, të fshatrave të Bishanit në njësinë administrative  Levan prej vitesh përballen me mungesën e ujit të vaditjes që përdorin për tokat. Edhe pse ndodhen në luginën e lumit Vjosa si dhe kanalit magjistral, banorët bëjnë me dije se mungon uji në kanalet dytësore që shkon për në parcelat e tyre. Ata pohojnë se kjo situatë vijon prej vitesh, ndërsa mungesa e kanaleve vaditës ndikon shumë në rritjen e rendimentit të prodhimeve të stinës.

SYRI TV mësoi nga banorët, se disa prej tyre e kanë zgjidhur problemin duke hapur puse që kanë kushtuar miliona lekë.

E kontaktuar nga SYRI TV, Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit pohoi se menaxhimi i ujërave të vaditjes bëhet nga Bordi i Kullimit e Menaxhimit të Tokave në bashki për kanalet dytësore, pasi kolektorët kryesorë janë të hapur dhe kanë ujë për të gjithë zonën e Myzeqesë. Kanalet dytësore dhe ata kulluese apo vaditës duhet të menaxhohen nga bashkitë dhe vet fermerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco