VIDEO-FOTO/ ‘Ura e Mesit’ 300-vjeçare e ‘rilindur’ mes llaçit, korentit, plehrave dhe matrapikut

18:19, 12/08/2024
A+ Aa A-

Nga Felix Bilani 

'Ura e Mesit', ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë. Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Por burime që nuk duan të identifikohen thanë se drejtoria rajonale hartoi projekt për restaurimin e urës ku përfshihet dhe mbrojtja nga uji dhe restaurimi i kalldrëmeve dhe mureve të urës.

Ministria e Kulturës në kohën e ministres Margariti sipas të njëjtit burim, e tenderon pa miratimin e institutit të teknologjisë së ndërtimit.

Nga një vëzhgim i kujdesshëm, bie në sy vendosja e rrjetave gabjon që nuk kanë asnjë funksion, por dëmton dhe mbrojtjen e urës në derdhje të lumit. Këto rrjeta që janë vendosur në mënyrën e gabuar kanë dëmtuar dhe imazhin, pra peisazhin pasi aty mblidhen mbeturina.

Pastrimi i fugave me matrapik është jasht çdo kriteri të restaurimit dhe suvatimi me llaç industrial i fugave, ka dëmtuar moshën duke i humbur kështu totalisht vjetërsinë, ndërkohë që çdo lloj fugimi bëhet me spatul dhe llaç natyral dhe jo industrial të bardhë, që ka dëmtuar përveç gurëve të latuar edhe pamjen pasi stonon me çdo gjë.

Ndriçimi lë për të dëshiruar, pasi është ndriçim i vendosur jo artistikisht për të dalë në pah harqet, pra duhet të ishte ndriçim i maskuar, kabllot e lëna mbi tokë duke shëmtuar mjedisin janë dhe rrezik për qytetarët dhe vizitorët e huaj dhe vendas.

Përgjegjësit e këtij dëmtimi sipas të njëjtit burim, janë DRTK Shkodër, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe i Ministrisë së Kulturës, në kohën e ministres Margariti.

Ka vend për riparim? Jo ...sepse duhen sërish 300 vjet të rikthehet mosha ku ishte.

Këto restaurime bëhen ‘rilindisht’, duke mos pyetur ekspertë të fushës si Aleksandër Meksi, Gjerark Karaiskaj, apo Piro Thomo etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco