Ethet e Nilit nuk përhapen nga transparenca, Ministria e Shëndetësisë të sqarojë qytetarët!

Ethet e Nilit nuk përhapen nga transparenca, Ministria e Shëndetësisë të sqarojë qytetarët!

11:20, 06/08/2024
A+ Aa A-

Ethet e Nilit kanë depërtuar në Shqipëri pas më shumë se 13 vitesh dhe kanë shkaktuar tre të vdekur në harkun kohor të pak ditëve.

Viktimat janë në Lushnjë, Fier dhe Kurbin çka dëshmon se harta e përhapjes së kësaj sëmundje në vendin tonë është mjaft e zgjeruar, teksa deri tani janë 17 të infektuar.

Pavarësisht këtij alarmi Ministria e Shëndetësisë e infektuar nga mungesa e tranparencës për shkak të PPP korruptive ka vendosur ta mbajë të fshehtë, duke mos njoftuar qytetarët për rrezikun që u kanoset nga Ethet e Nilit.

Intervistat sporadike nuk janë sqarim për publikun, pasi aty nuk flitet as për masa as nuk njoftohen qytetarët se si duhet të veprojnë.

Qëndresa Qytetare i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të komunikojë më qytetarët shqiptar për këtë fenomen dhe tu gjendet pranë, veçanërisht të moshuarve pa përkrahje.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco