Reshje në formë shtrëngatash dhe vranësira/ Ja si paraqitet moti për javën

Reshje në formë shtrëngatash dhe vranësira/ Ja si paraqitet moti për javën

12:02, 05/08/2024
A+ Aa A-

Ditët e fundit kemi ndjerë sërisht një rritje të temperaturave, dhe SHMU raporton se në javën në vazhdim pritet që moti të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane që tashmë janë rikthyer.

Gjithashtu pritet që të ketë reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton mbi motin gjatë kësaj jave:

'Për javën që presim: vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.
Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore - malore të vendit. Vranësirat hera - herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-3ballë.'

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco