A do të vazhdojë vala e të nxehtit gjatë gjithë gushtit?

A do të vazhdojë vala e të nxehtit gjatë gjithë gushtit?

11:44, 05/08/2024
A+ Aa A-

Agjencia spanjolle e motit ka paralajmëruar se temperaturat mund të jenë më të larta se normalet deri në muajin tetor.

Nuk ka fund në horizont për verën më të nxehtë të Europës, pasi paralajmërimet për valë të nxehti janë lëshuar nga Spanja në Gjermani.

Në Paris, gjithashtu, olimpistët janë detyruar të konkurrojnë në nxehtësinë e madhe, në temperatura thuajse ekstreme që do të kishin qenë “praktikisht të pamundura” pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas grupit të klimatologëve, World Weather Attribution (WWA).

Thatësirat dhe zjarret kanë shpërthyer në të gjithë Mesdheun si pasojë e motit të nxehtë, i cili duket se do të vazhdojë gjatë gjithë gushtit dhe më tej në disa pjesë.

Nxehtësia ekstreme aktualisht merr më shumë se 175 mijë jetë çdo vit në Evropë, me shifra që do të rriten, sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco