SYRI TV/ Noti shqiptar i thotë lamtumirë Olimpiadës, Grisi Koxhaku nuk kualifikohet në gjysmëfinale

SYRI TV/ Noti shqiptar i thotë lamtumirë Olimpiadës, Grisi Koxhaku nuk kualifikohet në gjysmëfinale

14:14, 30/07/2024
A+ Aa A-

Noti Shqiptar I thotë lamtumirë Lojrave olimpike Paris 2024. Pas notares Kaltra Meça, është edhe Notari tjertër Shqiptar Grisi Koxhaku që eliminohet nga eventi më I madhë sportivë pasi nuk arriti të regjistrojë një kohë të denjë për të siguruar kualifkimin për në gjysmëfinale.

Grisi Koxhaku garoi në kategorinë 100 metra stil I lirë ku ishte pjesë e baterisë 3 sëbashku edhe me përfaqësuesin e kosovës Adel Saboviç. Koxhaku e mbylli garën e tij me kohën 52 Sekonda e 32 të Qindat duke u renditur I 5-ti në baterinë e tij ndërsa më mirë së ai bëri kosovari Saboviç që u rendit I dyti me kohën  51 sekonda e 77 të qindat.

Megjithatë koha e të dyve nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tej  pasi Notarët e 8 baterive të tjera që siguruan kualifimiin për në gjysmëfinale ishin në mesataren e 48.5 sekondave.

Kështu Shqipëria regjistron paraqitjen e tretë zhgënjyese në këto lojra olimpike dhe shpreson tashmë te sportet e Atletikës dhe Mundjes për të patur një përfaqësim më dinjitozë me kuq e zinjtë që do të rikthehen të garojnë nga data 3 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco