SYRI TV/ Hitet e Giusy Ferrerit në koncert në Tiranë, Ferreri: Eksperimentoj që të njoh veten

13:38, 30/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja e shumëdashur italiane Giusy Ferreri rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert me këngët që e bënë të famshme anekënd botës.

Ferreri ju përgjigj pyetjeve të Syri TV për konceptimin e organizimit, kapërcimin e riskut të të bërit muzikë pa cilësi e të sjellit një frymë tjetër në produksionet muzikore, si dhe premtoi një rikthim të afërt në Shqipëri.

SYRI TV

“Novembre” "Non ti scordar mai di me", "Roma-Bangkok" e të tjera hite të këngëtares italiane Giusy Ferreri do të jenë pjesë e koncertit mbrëmjen e së hënës në stadiumin "Selman Stërmasi". Fill para nisjes së eventit dedikuar muzikës së saj, që tashmë i flet gjithë botës Giusy Ferreri tregoi në konferencën për mediat detaje nga organizimi. E pyetur nga Syri Tv për repertorin prej 25 këngësh që është përzgjedhur, Ferreri zbuloi:

Do të jenë këngë që kanë bërë xhiron e botës janë këngë të cilat janë dëgjuar më përpara, por edhe ato të cilat nuk e kanë bërë gjithë rrugën e reklamimit. E kam zgjedhur pikërisht këtë repertor të tillë se që nga dalja ime e fundit në 2019, kur kam dalë në festivalin Kombëtar të Shqipërisë 2 albumet që kanë dalë pas daljes sime aty nuk është se janë dëgjuar këtu e prandaj po bëj këtë dalje të sotme.

Me një energji të pashtershme për të sjellë te publiku muzikë kualitative, Ferreri i përgjigjet pyetjes së Syri Tv, për kapërcimin e riskut të një muzike pa ndonjëfarë cilësie të lartë estetike kështu:

Është tentuar që gjithmonë të shtohen elementët e cilësisë në këngë, muzikalitet, në nota dhe gjithçka tjetër. Është bërë kjo sepse kam besuar në vlerat e mesazhit dhe në tekstet që përcillen nga këngët. Për më tepër dua të theksoj dhe argëtimin që unë kam me këngët. Pëlqej muzikën 360 gradë dhe më pëlqen të luaj me vokalin dhe me të gjitha aspektet e tjera të muzikës, duke bërë dhe eksperimentime të ndryshme për të parë më shumë në botën e brendshme të artistit.

Është hera e tretë që artistja performon në Shqipëri, ndërsa ndihet e emocionuar si herë e parë kur është ngjitur në skenë. Giusy Ferreri premton një mbrëmje magjike për publikun dhe një rikthim të afërt sërish në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco