SYRI TV/ Raporti NUMBEO rendit Tiranën në vendin e 74, shkak ndotja e lartë

20:17, 29/07/2024
A+ Aa A-

Tirana cilesohet si kryeqyteti me cilesine me te ulet te jeteses ne Europe, per shkak te nivelit te larte te ndotjes, cmimet  e shtrenja te apartemnteve, kujdesit shendetesor sa i perket pajisjeve mjekesore duke i cilësuar si negative por edhe mungesen e sigurie.

Sipas ideksionit te cilesies se jetes përpiluar nga Numbeo, Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët.

Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus. Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje thekson revista Monitor. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave.

I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin. Në Europë, qyteti më i shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse është Milano, duke i zënë vendin Moskës, që ka kalua e treta. Për Shqipërinë ky raport është 15.7, nga 20.3 që është për Milanon, më të shtrenjtin, apo 8.2 për Torinon ndër më të lirët dhe 5.5 për më të lirin, Glasgoë në Mbretërinë e Bashkuar.

Pra në Shqipëri duhet të punosh 15.7 vjet për të blerë një apartament, nga 14.3 që të duhet të punosh në Romë, apo 14.3 në Londër. Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Europë. Ky indeks llogarit ndër të tjera shpejtësinë e kryerjen e ekzaminimeve, pajisjet moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Edhe për trafikun, Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik, në vendin e 11. Për sigurinë, Tirana është në mes, në vendin e 47.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco