Filmi kosovar ‘Krahët e punëtorëve‘ merr çmim ndërkombëtar në Meksikë

Filmi kosovar ‘Krahët e punëtorëve‘ merr çmim ndërkombëtar në Meksikë

11:56, 29/07/2024
A+ Aa A-

Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit Ilir Hasanaj ka rrëmbyer çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar të kategorisë së dokumentarit të metrazhit të shkurtër në Edicionin e 27 të festivalit më të rëndësishëm të filmit në Amerikën Latine në Meksikë, Guanajuato International Film Festival.

Juria që ka përzgjedhur filmin fitues, e përbërë nga filmbërësit Laura Baumeister, Miko Revereza dhe Virgile Ratelle në deklaratën e saj është shprehur:

 

“Për narrativën e krijuar me zgjuarsi, të shoqëruar me kinematografi intuitive dhe goditëse, që u jep zë dhe hedh dritë mbi punëtorët anembanë botës si dhe aksidenteve të punës në trupat e tyre”.

Regjisori Ilir Hasanaj ka falenderuar jurinë për këtë çmim duke theksuar rëndësinë e temës së filmit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në suksesin e filmit.

“Falenderoj jurinë për ndarjen e këtij çmimi dhe për njohjen e punës tonë dhe të rëndësisë që ka trajtimi i kësaj teme. Një mirënjohje e thellë për ekipin, veçanërisht Enisit dhe Viganit të cilët kanë qenë të durueshëm dhe i kanë besuar idesë së projektit. Për mbështetjen e tyre e falenderoj edhe Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe mbi të gjitha Milazimin, Fatmirin dhe Liridonin për guximin, urtësinë dhe besimin e treguar. Filmi është dedikim për të gjithë punëtorët që vazhdojnë të përjetojnë shtypjen”.

‘Krahët e Punëtorëve’ ka vazhduar shfaqjet në festivale të ndryshme botërore dhe premierën kombëtare do ta ketë në festivlin Dokufest, i cili nis prej datës 2-10 gusht në Prizren.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco