Fitues i çmimit Grammy, DJ RogerSanchez dhuron spektakël në GreenCoast

Fitues i çmimit Grammy, DJ RogerSanchez dhuron spektakël në GreenCoast

10:43, 29/07/2024
A+ Aa A-

Nëse pretendojmë se jemi pa mëkate, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është me ne. 

Bibla: 1 Jon 1:810

RogerSanchez, ( shshsh…. është mëkat të mos e njihni) DJ me famë ndërkombëtare dhe fitues i çmimit Grammy, nga skenat e nightclub-eve më të njohura të Ibizës, ngriti temperaturat në ekstrem në një  nga skenat më trasgresive të momentit, në SinGreenCoast. Pas një turi super të suksesshëm në qytetet e Britanisë, Italisë dhe Spanjës, RogerSanchez ndaloi në bregdetin e jugut, duke dhuruar një spektakël që do të mbahet mend gjatë.

Nxehtë, det, shije dhe atmosferë. RogerSanchez ftoi të gjithë “mëkatarët”, ata më të guximshmit, të mblidheshin në SIN BeachClub&Restaurant për një natë të paharrueshme.

Kjo festë shpërthyese që filloi pas perëndimit të diellit, sepse pas perëndimit gjithmonë ka “histori për të treguar” mori dhe mbërtheu vëmendjen e të gjithë pushuesve që ndodheshin këtë fundjavë në rivieren shqiptare.  SIN BeachClub&Restaurant, destinacioni më i ri dhe më intrigues në GreenCoast, bashkoi të gjithë adhuruesit e jetës së natës për të shijuar të njëjtën atmosferë elekrizuese që gjendet në destinacionet më të famshme në botë. RogerSanchez është vetëm një prej emrave më në zë të muzikës ndërkombëtare që kanë performuar, pasi netë të tilla do të shoqërojnë të gjithë sezonin veror në SIN dhe në ambientet dedikuar argëtimit në GreenCoast, që këtë vit janë të gjitha ndjellëse për një verë që nuk mund të shijohet ndryshe veçse me “Sin” në sy. 

Çfarë ndodh në GreenCoast, nuk mbetet në GreenCoast pasi lajmi është përhapur kudo. Festat më të nxehta të verës i gjeni vetëm aty!

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco