Kuvendi redukton pushimet vjetore/ Reagon Konfederata e Sindikatave

Kuvendi redukton pushimet vjetore/ Reagon Konfederata e Sindikatave

09:56, 29/07/2024
A+ Aa A-

Në seancën e kaluar plenare, u ndryshua një ndryshim në Kodin e Punës, ku pushimet vjetore për punëdhënësit, nga katër javë kalendarike, bëhen 22 ditë kalendarike.

Kjo do të thotë se punonjësit do të përfitojnë gjashtë ditë më pak pushime në vit. Për këtë ndryshi, ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Reagimi i Konfederatës e Sindikatave të Shqipërisë: Parlamenti i Shqiperise “Shkurton kohen e pushimeve vjetore të punemarresve Shqiptarë me 6 ditë”.

Në turren e projektligjeve te miratuara vetetimthi diten e fundit te ketij sezoni Parlamenti Shqiptar me propozim te disa deputeteve anonim dhe vegla te oligarkise ekonomike dhe financiare eshte miratur ndryshimi i Kodit te Punes pa asnje konsulim paraprak me aktoret social dhe grupet e interesit, pa kaluar ne asnje strukture konsultuese si Keshilli Kombetar i Punes apo Ministria pergjegjese per mardhenit e punes.

Sipas ketij propozimi i cili ka te beje me Kohen e pushimeve vjetore te pagueshme, është hequr nga Kodi i punes, Neni 92 pike 2 togfjaleshi “4 javë kalendarike” , dhe është ndryshuar me togfjalshin “22 ditë kalendarike”.

Urojme te jete lajthitje apo lapsus ku eshte ngatrruar dhe zevendesuar fjala “dite kalendarike” me “dite pune”

KSSH kerkon nga Qeveria dhe Parlamenti shpjegime dhe transparencen e duhur: “Nëse ndryshimi do të ishte me togfjaleshin “22 dite pune”, atëhere nuk do të përfshiheshin dita e shtune dhe e diele, qe do të bente të mundur llogaritjen e pushimeve vjetore ne 28 dite gjithsej.

Në qofte se ndryshimi do ishte në formën “22 ditë pune”, do ishte në përputhje me Konventën C52 te 22 shtatorit 1939, Konventen C132 te 30 qershorit 1973 dhe Rekomandimin Ne.47 te ILO-s , te cilat garantojne standartet minimale per pushimet vjetore te pagueshme. Si dhe Konventen C144 “Per Konsultimet Tripaleshe per te nxitur Zbatimin e Standarteve Nderkombetare te Punes, te vitit 1976 hyre ne fuqi 16 maj 1978.

Ne te kundert, ky ndryshim ligjor ne formën e prezantuar publikisht do ule ne 6 dite kohen e pushimeve vjetore te pagueshme eshte antikushtetues, perkeqeson ndjeshem poziten e punemarresit dhe humb nje te drejte te fituar per dekada nga punemarresit, perfshire edhe kohen para viteve 1990.

KSSH eshte gati te ballafaqohet nese Parlamenti nuk terhiqet duke bere thirrje per Greve Kombetare, si dhe do te kontaktoje me strukturat pergjegjese te BE dhe te ILO per te ushtruar autoritetin e tyre ne lidhje me plotesimin korrekt te standarteve minimale te gjithpranuara..ne kuader te proceseve Integruese te vendit tone per ne BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco