SYRI TV/ Kalbet shalqiri dhe pjepri në Rrakull të Fierit, fermerët: Po falimentojmë, nuk kemi ndihmë

14:44, 27/07/2024
A+ Aa A-

Fermerëve në zonën e Frakullës në Fier po u kalbet prodhimi në fusha.

Ata thonë se nuk ka treg për shalqirin dhe pjeprin dhe kjo situata po i çon në falimentim. Sipas tyre shteti nuk i ka subvencionuar, teksa edhe fuqia punëtore mungon për shkak të largimit të të rinjve jashtë vendit. 

Ashtu si në zonën e Divjakës edhe në zonën e Frakullës bostani po kalbet në ara.

Tonelata me shalqinjë e pjepra po rrinë në ara duke u zverdhur  e kalbur për shkak se nuk ka shitje dhe çmim.  Kjo situatë është në fshtrat Kallmkashisht, Sheqmusalaj, Kafaraj të Frakullës.

Fermerët thonë se nuk ka ndodhur ndonjëherë si ky vit.

Ata theksojnë se subvencione nga sheti nuk marrin dhe po të llogaritësh shpenzimet e përgatitjes së tokës për mbjellje, dalin me humbje

Nga ana tjetër ata thonë se nuk ka fuqi punëtore.

Në këto kushte me të cilat po përballet fermeri fierak  në zonën e Frakullës  vitin tjeter do të mendohet mire për të mbjelle këtë kulturë.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco