Kriminaliteti i të miturve/ Juristi: Mungesa e sistemit të drejtësisë ka çuar në rritjen e rasteve

11:13, 26/07/2024
A+ Aa A-

Është fakt i pamohueshëm që në vitet e fundit shoqëria shqiptare po përballet me një numër në rritje të të miturve, të cilët nëpërmjet sjelljes së tyre, ose dhe nëpërmjet një veprimi të vetëm, përfshihen në rrethin e kriminalitetit.

Juristi Sevin Serjani,i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se mungesa e drejtësisë është një nga faktorët kryesorë që ndikon tek kriminaliteti i fëmijëve dhe ky fakt reflektohet edhe tek dosjet penale.

“Ne kemi vënë re se këtu ka politika për mbrojtjen e fëmijëve, por këtu nuk po bëhet as parandalimi i rasteve kriminale”- u shpreh juristi.

Sevin Serjani:

"Ka një element tjetër të rëndësishëm dhe këto të dhëna vijnë nga Franca, sepse ka një proçes të tillë i cili gjithmonë updetohet mbi problematikën e fëmijëve.

Fëmijët që janë më të prirur për të qenë pjesë e krimit, janë ata të cilëve ju mungon njëri nga prindërit, (më shumë babai).

Shqipëria bazohet në dy fryma: Goditja globale që i bëhet arsimit e familjes që janë të pashmagshme, dhe tjera këtu i shtohet mungesa e sistemit të drejtësisë e shpërbërë në çdo fushë.

Pra nëse ty dhënia e drejtësisë të mungon në 16 vite në një proçes normal civil, dhe kjo reflektohet edhe tek dosjet penale dhe këtu nuk funksionon sistemi te vendosja para përgjegjësisë.

Pra a ka një masë për shtrengimin që të rinjtë të mos e kenë atë aksesin për të bërë lekë në mënyrë shumë të shpejtë dhe ti shikon 18 vjeçarë me makina luksose e pikërisht këta janë ato pjesë e kriminalitetit.

Ti si shtet çfarë bënë për këtë rast? Ne kemi vënë re se këtu ka politika për mbrojtjen e fëmijëve, por këtu nuk po bëhet as parandalimi i rasteve kriminale".

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco