SYRI TV/ Kurbin, vijon 'odisea' e rindërtimit, procesi ka ndaluar

11:23, 25/07/2024
A+ Aa A-

 

Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje. Kjo është gjendja në familjen Marku në Sanxhak të Kurbinit, kur kanë kaluar gati 5 vjet nga tërmeti.

Banesa e tyre u shemb dhe u bë e pabanueshme nga lekundjet por prej nentorit te vitit 2019  asgje nuk ka ndryshuar për këtë femailje.

Kryefamiljarja e shtepise bashkë me djalin e saj janë vendosur në një banese me qira në qytetin e Lezhës, por situata për ta bëhet më e vështire, pasi prej 2 vitesh ju është ndërprere edhe bonusi.

Prej kohesh rendet dyerve të Bashkisë së Kurbinit për rindertimin e shtëpisë, por askush nuk i jep zgjidhje thotë Kristina Marku.E ngelur në mes keter rrugeve 65-vjeçarja kërcenon me veprime ekstreme nëse nuk do ti rindërtohet shtepia.

Ashtu si dhe ne zona te tjera te vendit proçesi i rindertimit ne Bashkine Kurbin ka ndaluar prej kohesh, duke lene shume familje ne qiell te hapur dhe pa shprese se shtepite e tyre mund te ndertohen serish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco