Mjeku Allkja: Barnat nuk mjaftojnë për diabetikët, aktiviteti fizik dhe ushqimi i balancuar duhet të jenë primare

Mjeku Allkja: Barnat nuk mjaftojnë për diabetikët, aktiviteti fizik dhe ushqimi i balancuar duhet të jenë primare

11:02, 25/07/2024
A+ Aa A-

Niveli i ngritur i glukozës në gjak apo hiperglikemia është çrregullim në organizëm, i cili shfaqet më së shpeshti për shkak të diabetit, por edhe pas stresit, për shkak të gjenetikës, çrregullimit të metabolizmit, paushqyeshmëria, mundimeve kronike dhe tepër të mëdha apo pas marrjes së ilaçeve të caktuara

Sasia e ngritur e sheqerit në gjak çon deri në diabet dhe në komplikime të tij.

Veç kësaj, mund të shkaktojë çrregullime në mëlçi dhe në sistemin urogjenital, shkakton çrregullime metabolike, sëmundje të lëkurës, zhvillim të kataraktit dhe patologji të zemrës.

Ilir Allkja, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se barnat nuk mjaftojnë për diabetikët, përveç barnave pacienti duhet doemos të marrë një ushqim të balancuar, të ketë një aktivitet fizik në normë që do të thotë se duhet të ecë mbi një orë në ditë, të ushtrohet.

“Shumë barna thuhet në etiketën e tyre që të ruhet në temperatura të thatë, 12-14 gradë fjala vjen dhe shpesh-herë kam parë plot njerëz që i lënë barnat në kroskotin e makinës dhe kjo është shumë e gabuar”- u shpreh mjeku.

Ilir Allkja:

“Së pari dua të them që barnat nuk mjaftojnë për diabetikët, përveç  barnave pacienti duhet doemos të marrë një ushqim të balancuar, të ketë një aktivitet fizik në normë që do të thotë se duhet të ecë mbi një orë në ditë, të ushtrohet.

Qershia mbi tortë patjetër është ndjekja e kursit rigoroz siç e ka mjeku që e trajton.

Sigurisht ka edhe raste  dhe unë nuk e  marr përsipër të them që në Shqipëri nuk ka trajtime në trajtimin e pacientëve, gabimet ndodhin e janë njerëzore. Janë sporadike!

Mjekët shqiptarë janë njerëzore edhe mund gabojnë në trajtimin e të sëmurëve,por  veprojnë me shumë përgjegjësi e para se të japin një trajtim në shumicën e rasteve bashkojnë shumë prova edhe ekzaminime për të nisur një kurs trajtimi.

 Cilësia e barnave që trajtohet, nuk marr përsipër të them kur ilaçi është i keq apo i mirë, por ka të bëjë e gjitha me origjinën, me mënyrën si sillet në Shqipëri si magazinohet apo tregtimi në farmaci.

Shumë barna thuhet në etiketën e tyre që të ruhet në temperatura të thatë, 12-14 gradë fjala vjen dhe shpesh-herë kam parë plot njerëz që i lënë barnat në kroskotin e makinës.

Kjo është e gabuar sepse ata shkatërrohen pasi temperaturat janë të larta e në këtë rast nuk presim një përgjigje të mirë të medikamenti ndaj organizmit, sepse ata janë shkatërruar".

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco