Medikamentet për humbjen e diabetit/ Dankshi: Kurat bimore, të domosdoshme për një rezultat më të mirë

Medikamentet për humbjen e diabetit/ Dankshi: Kurat bimore, të domosdoshme për një rezultat më të mirë

10:41, 25/07/2024
A+ Aa A-

Në Shqipëri mjekësia popullore është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës.

Kjo metodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe ka ardhur deri në ditët e sotme po me të njëjtat metoda, duke alternuar njohuritë e metodave popullore.

Hysni Dankshi, Mjek alternativ i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’u shpreh se është e domosdoshme që në momentin që pacienti shkon te mjeku e merr mjekimin, duhet të marri si shtesë edhe ilaçin bimor për të parë rezultatin e duhur ndaj një sëmundjeje.

“Unë ka 30 vite si mjek alternativ dhe them që nuk e shëroj dot diabetin plotësisht, por përmes kurave bimore i jap një rezultat më të mirë”- u shpreh mjeku.

Deklarata e tij:

"Çdo 6 muaj bëj eko dhe analiza përpara se të shoh se çfarë vërtitet në trupin tim duke parë se diçka nuk shkon mirë dhe unë e korrigjoj.

Por jo çdo pacientë e bën këtë, faktikisht kjo duhet të hyjë si kulturë shëndetësore te të gjithë njerëzit.

Kur pacienti shkon te mjeku e merr mjekimin, duhet të marri si mjekim shtesë edhe ilaçin bimor për të parë  rezultatin nëse dikush është më diabet 400 p.sh me mjekimin që ka në përdorim duhet të marrë edhe mjekimin popullor që niveli të zbresë në 200.

Ky është rezultati që bën që pacienti të ndihet më mirë.

Unë ka 30 vite si mjek alternativ dhe them që nuk e shëroj dot diabetin plotësisht, por që e shëroj dhe e përmirësoj dhe jap një rezultat  të mirë.

Nuk ka kurrsesi një pacient që mund të ankohet për një kurë natyrale sikurse hudhra dhe qepa që përdorin, gjethet e domates ë njomë, të manit të zi apo të bardhë bëjnë mrekulli për diabetin".

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco