Tërmeti i fortë në Shqipëri, qytetarët në Fushë Krujë dolën të frikësuar në rrugë

Tërmeti i fortë në Shqipëri, qytetarët në Fushë Krujë dolën të frikësuar në rrugë

10:32, 24/07/2024
A+ Aa A-

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mëngjesin e sotëm në disa zona të vendit.

Forca e tërmetit ishte me magnitudë 4.6, ndërsa epiqendra ishte në detin Adriatik, 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi.

Lëkundjet e forta janë ndier në disa zona të vendit duke shkaktuar panik te qytetarët.

Për shkak të lëkundjeve të forta, banorët në Fushë Krujë kanë dalë nga banesat e tyre.

Fatmirësisht nuk janë raportuar lëndime në njerëz apo dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco