Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

SYTI TV/ Policia anulon gjobat, fermerët: Do të vijojmë kauzën tonë

15:43, 23/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Korçës anulon të gjitha gjobat e vendosura për fermerët nje dite me pare, të cilët protestuan ne hyrje te fshatit Drithas me traktore, per mungesen  e tregut per shitjen e prodhime te tyre bujqësor.

Lajmi bëhet i ditur nga fermerët të cilët janë njoftuar për këtë tërheqje të policisë nga gjobat e majme që varionin nga 250 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion lekë. Ata thane se gjoba ishte e pajustifikueshme ndersa akuzojne policine qe i penguan te zhvillonin protesten e tyre, kunder politikave te qeverise per buqjesine.

Ndër të tjera, fermeret thonë se do te vijojne me protesta, deri sa qeveria te mare parasysh kërkesat e tyre.Ata thane se po falimentojne per shkak te importit te prodhimeve serbe ndersa nuk mbeshteten prodhimet vendase duke mbetur stok pa shitur. Fermeret kerkojne qe qeveria te nderhyje duke vendosur akcize per mallrat serbe dhe te siguroje treg per shitjen e prodhimeve bujqesore  vendase.

Nje dite me pare, qindra fermere te Maliqit dolen  ne proteste per te ngritur zerin e tyre per mungesen e mbeshtejen nga qeveria, por ata u penguan dhe u terhoqen me force nga policia e Korces dhe drejtoi Gjovalin Loka.

Pas protestes, Loka urdheroi vartesit e tij qe te gjobisnin 30 fermere qe kishin marre mjete buqesore ne proteste, edhe pse kishin marre leje per tubimin.

Kjo solli reagime te shumta ne oponinin public dhe opozites shqiptare duke e cilesuar te padrejte dhe hamarrje ndaj feremve qe protestuan kudner qeverise, duke detyruar ministrin e brendshem taulant balla dhe policine korces qe te terqihet nga vendimi per gjobat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco