Fermerët e Maliqit në protestë/ Nasto: Patëm presion para protestës, policia e tregoi forcën duke na gjobitur

10:38, 23/07/2024
A+ Aa A-

Gjatë ditës së djeshme (e hënë) fermerët e Maliqit janë ngritur masivisht në protestë, për shkak se prodhimet e tyre bujqësore kanë mbetur stok për mungesë tregu.

Ndonëse fermerët protestuan paqësisht në rrugën hyrëse të fshatit Drithas, ata janë provokuar nga policia, ku vetë kreu i Policisë së Korçës Gjovalin Loka ka shtyrë me forcë protestuesit për t`i larguar nga rruga.

Albert Nasto, 'kreu i Shoqatës së Biznesit të Mesëm e të Vogël' nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se protesta ishte masive megjithëse kishin patur një presion të madh  para se të nisnin protestën nga elementë të caktuar (patronazhistët).

“Ky ishte një terror i vërtetë dhe ishin trembur të gjithë duke bërë që të vinin vetëm çereku i atyre që ishte planifikuar të ishin pjesmarrës, sepse ju e dini se si funksionon ky shtet-u shpreh Nasto.

Albert Nasto:

"Duhet të dimë shumë mirë që qarku i Korçës nuk ka ndonjë industri, por ka një tregëti të vogël biznesesh, pastaj ka bujqësinë, blegtorinë dhe fruti-kulturën, pasi quhet fermer.

Dje u organizuam në mënyrë qytetare dhe si grup interesi dhe si qytetarë ne morëm leje, domethënë njoftuam dhe na e aprovuan fillimisht, pastaj e panë që do ishte një protestë e madhe,  morën të dhëna se këta kanë patronazhistë (ju e dinë shumë mirë se si funksionon ky shtet) dhe u trembën ndoshta ngaqë do të ishte një pjesmarrje masive dhe nuk na e dhanë lejen, na e shtynë prap sikur këta janë Gjykata Kushtetuese, janë ligji vetë dhe japin e marrin çfarë të duan.

Pra këtu duke parë që ne si grup interesi e merrnin ‘jo po do drejtori,  jo po nuk do drejtori, e jep shefi i komisariatit lejen apo jo’, këta nuk janë institucione policia e shtetit ku ne do shkojmë për të lajmëruar se do bëjmë një protestë duke gjetur pretekste (është sezoni veror) vetëm që ne të mos e organizojmë protestën.

Protesta ishte masive megjithëse patronazhistët dhe institucionet shtetërore duke u nisur nga bashkia,pushteti qëndror e lokal mua dhe të gjithë grupit që drejtuan këtë protestë, patëm një presion të madh gjatë darkës para se të nismin protestën në mëngjes nga elementë të caktuar për të mos vajtur në protest.

Ky ishte një terror i vërtetë dhe ishin trembur të gjithë duke bërë që të vinin vetëm çereku i atyre që ishte planifikuar të ishin pjesmarrës, sepse ju e dini se si funksionojnë patronazhistët.

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco