Mali i Korabit, shtohen vizitorët që janë të apasionuar pas ngjitjeve në lartësi

Mali i Korabit, shtohen vizitorët që janë të apasionuar pas ngjitjeve në lartësi

18:02, 22/07/2024
A+ Aa A-

Mali i Korabit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara të turizmit malor. Të gjithë ata që pëlqejnë ecjen në natyrë, por edhe në sfida ekstreme, i drejtohen këtij mali i cili është i katërti për nga lartësia në europën juglindore. Ngjitja drejt majës më të lartë të Korabit e cila 2764 metra nis nga fshati Radomirë dhe me një distancë prej 9.5 kilometrash. Dhjetëra turist vendas e të huaj e vizitojnë çdo ditë malin e Korabit si nga ana e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga ana e Shqipërisë, nga fshati Radomirë. Luzha ka ardhur nga Rumania.

“Është hera e dytë që vij në Korab. Këtë herë jam ngjitur nga Strazimiri i Maqedonisë së Veriut dhe herën e parë jam ngjitur nga Radomira. Kjo lugina është vërtetë spektakolare. Unë e dashuroj këtë vend dhe do të rikthehem gjithmonë. Me mua është bashkëshorti im Alfi dhe qeni ynë Moli. Unë kam shëtitur edhe në vende të tjera të Shqipërisë dhe jam mahnitur. Mikëpritja juaj është e veçantë dhe po ashtu edhe ushqimet i kenë shumë të shijshme. Deti është fantastik por edhe malet e veriut janë shumë të bukura. I kam ndarë eksperiencat me miqtë e mi atje në Rumani dhe të gjithë kanë shprehur interesin për të ardhur dhe vizituar Shqipërinë. Do të rikthehem patjetër në Korab, ndoshta kur të ketë edhe dëborë”.

Turistët sfidues të lartësive por edhe të apasionuar pas hiking janë nga vende të ndryshme si Polonia, Turqia, Hollanda etj. Por nuk mungojnë as vizitorët nga Kosova.

Ndërkohë, të shumtë janë ata që zgjedhin të qëndrojnë një natë në bujtinat e Radomirës para se të nisin udhëtimin drejt majës së malit të Korabit. Një nga operatorët e zonës, Agron Hima thotë se ky vit është më i mirë se viti i kaluar sa i përket turizmit malor.

Në fshatin Radomirë i cili ndodhet në fund të malit të Korabit është instaluar shërbimi shëndetësor 24 orësh me mjek, infermier dhe autoambulancë për çdo lloj nevoje shëndetësore të turistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco